Fundamenti

Mustafa: Gjykata Speciale s’do të merret me UÇK-në e as që do ta dëmtojë imazhin e saj

/ 2 minuta lexim
HW

Gjykata Speciale nuk do të merret me UÇK-në, e as nuk do ta dëmtojë imazhin e saj për luftën e pastër.Kjo gjykatë do të merret me individët që dyshohen të kenë bërë krime. Kështu deklaroi kreu i Qeverisë Isa Mustafa, i cili ripërsëriti se Gjykata Speciale do t’i heqë dyshimet për UÇK-në.

Këto komente kryeministri Isa Mustafa i bëri pas takimit me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

ARKATANA

Mustafa tha se sapo të kalojnë ligjet në Kuvend, Qeveria do të trajtojë në veçanti kërkesën e Komunës së Gjakovës për hapësirat për zonën industriale, reformën ekonomike, ligjin për ndërmarrje publike dhe planet e Qeverisë për përmirësim të ligjit për investimet e huaja.

Ndërsa kryetarja e Gjakovës, duke vlerësuar vizitën e parë të Isa Mustafës në detyrën rolin e kryeministrit, tha se me një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve nga të gjitha nivelet, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është i mundur në mënyrë të barabartë në gjithë Kosovën, transmeton televizioni publik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.