Hidromorava

Mustafa: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së, por të individëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se krijimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë.
Mustafa këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës në interpelancën e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, veprimet e Qeverisë lidhur me Gjykatën Speciale mbështeten në letrat e shkëmbyera nga presidentja e Republikës, Atifete Jahajga me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, në atë kohë, baroneshën Catherine Ashton, raporton Telegrafi.

Ai kujtoi deputetët se ky letërkëmbim është ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014.

ARKATANA

Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, ishte luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Ishte lufte për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Ne besojmë në luftën e UÇK-së, prandaj sjellja e individëve nuk mund të identifikohet me luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë ai.

Por kryeministri i vendit tha se po respektojnë një proces të pavarur gjyqësor. “Ne po respektojmë plotësisht një proces të pavarur gjyqësor”, tha Mustafa, duke shtuar se me shpalljen e pavarësisë është e nënkuptueshme edhe marrja e vendimeve edhe kur ato janë të rënda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.