United Hospital

Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi), e ka kritikuar Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me dije se tani është koha për ta përmbyllur padrejtësinë e madhe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi.

ARKATANA

“Koha për ta përmbyllur padrejtësinë e madhe. Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi, ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës. Ta përmbyllim, dhe të gjithë së bashku të dëshmojmë se jemi në gjendje të dalim nga gremina ku kemi rrëshqitur, jo për fajin tonë, por për shkak të shpifjeve, intrigave dhe skenarëve që janë ushqyer me vite nga të tjerët. Ata, me keqdashjen e tyre, kanë përfunduar vetë në mjerim moral e politik, ndërsa neve na kanë mbajtur peng, na kanë sorollatur, sikur ta kishin për mision ta dëshmojnë paaftësinë tonë”, ka shkruar ai, duke shtuar se Specialja ishte padrejtësia e porositur.

“Sot e vërteta po del në dritë: Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi, ishte padrejtësi e porositur. Është koha të flasim me dinjitet, me vetëdije dhe me guxim për të vërtetën tonë. Kosova nuk mund të mbetet peng i shpifjeve të fabrikuara dhe drejtësisë selektive. Jemi vendi i një lufte të pastër, dhe e ardhmja jonë s’mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.