GRANDEMALL

Mustafa: Gjilanin do ta lëvizim drejt standardeve evropiane

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është ekspozuar projekti ideor për rregullimin e rrugës “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu”, i cili është në dëgjim publik dhe i hapur për qytetarë në hollin e Teatrit të qytetit ku mund të paraqesin vërejtjet sugjerimet dhe komentet të cilat do të regjistrohen dhe do të merren parasysh.

Me këtë rast në hapje të këtij dëgjimi publik i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili ha falënderuar UNHABITAT, për angazhimin në këtë projekt, i cili është duke ndodhur në kuadër të planit të mobilitetit, pas rregullimit të rrethrrotullimit si projekt i parë në lagjen Iliria dhe projektit të dytë të semaforëve. “Ky është projekti i tretë që domosdo do të ketë funksionin shumë të madh po aq sa edhe dy projektet paraprake. Kjo po bëhet në funksion të ristrukturimit të qytetit dhe modernizimin e tij. Kjo po bëhet bashkë me Un Habitat-in që edhe në realizim të projekteve marrin pjesë me financa. Ne punën e kemi bërë mirë, këtij procesi i kemi vënë themelet dhe është në binar të mirë për ta lëvizur Gjilanin shpejt kah standardet që i shërben qytetarit me shërbime të shpejta dhe të sakta për qytetarët. Janë bërë akte të ndryshme në zhvillim përmes strategjisë për mobilitet, asaj për ndriçim publik dhe shumë të tjera që qytetarët po prekin projektet më pas të studiuara mirë nga ekspertët e Komunës së Gjilanit dhe atyre ndërkombëtar” ka thënë Mustafa.

Ndërsa, përfaqësuesja e Un Habitatit, ka thënë se ky program i hartuar nga USAID – DEMI, është duke u proceduar më tutje prej Komunës së Gjilanit dhe Un Habitat-in, e që janë shumë të domosdoshme dhe të mirëpritura sugjerimet e qytetarëve të këtyre dy rrugëve por pse jo edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Ajo ka thënë se është shumë mirë të punohet në rregullimin e rrugës me më pak lëvizje motorike, në një qytet me një fluks shumë të madh të qytetarëve që lëvizin brenda një ditë.

ARKATANA

Enver Biçku, zyrtar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike tha se ky projekt është arritur deri në këtë projekt ideor pasi janë bërë anketa me qytetarë, analizimin e udhëkryqeve, lidhjeve dytësore të kësaj rruge, infrastrukturën ekzistuese aty, dhe projektin se si do të duket kjo rrugë në të ardhmen. “Ne pretendojmë të ndërmarrim hapa të duhur në riorganizimin e kësaj rruge, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim edhe më i qëndrueshëm ekonomik. Ky projekt do të nis së realizuari pasi të inkorporohen të gjitha sugjerimet tuaja, në mënyrë që të merren hapa të duhur dhe funksional. Në këtë rrugë është i paraparë edhe qarkullimi i transportit urban, që është kaluar në Komitetin për Partneritet Publiko – Privat, por presim kompletimin e dokumentacionit për shpalljen e tij.

Sipas analizave vërejmë se kjo rrugë është e ngarkuar me këmbësor, për shkak të kompleksit të shkollave dhe Universitetit Publik, dhe ky projekt ka prioritet rregullimin e trotuareve, çiklizmin, transportin urban dhe mjeteve motorike që është i radhitur në shkallën e katërt” ka thënë Biqku.

Ndryshe kjo rrugë si projekt ideor është i hapur në një ekspozitë në hollin e Teatrit të Qytetit ku mund të jepen sugjerimet për përpilimin përfundimtarë të këtij projekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.