Fundamenti

Mustafa : Gjilani, Komuna më transparente dhe më e përgjegjshme në Kosovë

/ 12 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në të tri këto segmente ku është përqendruar Sadudin Berisha, komuna e Gjilanit, veçohet larg për të mirë nga komunat tjera ne Kosovë si për dhënie të shkëlqyeshme të shërbimeve në të gjithë sektorët e administratës, në arsim e në shëndetësi. Gjilani gjithashtu shquhet për transparencë të plotë gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së PDK dhe për ambientin e mirë për investime private e publike dhe për të bërë biznes ka thënë në reagimin e tij Qemajl Mustafa, si përgjigje ndaj deklaratave dhe akuzave të Sadudin Berishës.

Qemajl Mustafa nuk është pajtuar me asnjë konstatim të Sadudin Berishës këshilltar nga LDK-ja dhe nënkryetar i saj. Në fakt Mustafa ka ofruar shumë argumente se gjendja është shumë më mirë dhe larg syrit kritik që ka paraqitur Berisha të shtunën në një konferencë për medie.

Mustafa në reagimin e tij ka thënë se Gjilani është komuna më transparente në Kosovë sipas matjeve të MAPL dhe organizatave mbështetëse ndërkombëtare. Asnjë komunë tjetër nuk e prezanton më mirë dhe më shumë punën e shoqërisë së komunës pra, edhe të opozitës në KK përmes webfaqesë së saj, përmes buletinit dhe komunikatave e paraqitjeve në media.

Mjafton të shikohet informata nga seanca e fundit dhe çdo gjë do ta keni të qartë. Webfaqja prezanton punën e KK, si organ vendimmarrës, por jo si përfaqësim të grupimeve politike.

“Në të tri këto segmente ku është përqendruar Sadudin Berisha, komuna e Gjilanit, veçohet larg për të mirë nga komunat tjera ne Kosovë si për dhënie të shkëlqyeshme të shërbimeve në të gjithë sektorët e administratës, në arsim e në shëndetësi. Gjilani gjithashtu shquhet për transparencë të plotë gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së PDK dhe për ambientin e mirë për investime private e publike dhe për të bërë biznes” ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, Berisha, në fakt nuk përton dhe parim kryesor në jetën politike të tij është të kapet për imtësira dhe të mundohet të gjejë edhe “qime në ve” anipse e din edhe vet që qime në ve nuk ka.

Sa u përket komenteve të tij për investimet e sektorit privat në tokën komunale (dy ndërtimet afariste e banesore) dhe për partneritetin PPP në “EcoHigjiena” qëndron ajo që në fakt ne ia kemi thënë atij në seancën e fundit të KK. “I thamë zotëri Sadudin Berishës që njohuritë e tija për investimet në komunë janë tepër modeste për të mos thënë që nuk njeh thuaja asgjë nga kjo fushë dhe vërtetë kjo ngjason me hyrjen nëpër xhungël pa e patur hartën dhe mjetet e pajisjet e duhura për orientim e për shpëtim. Patjetër që ke me humbur në të siç e ka humbur rrugën Sadudini. Megjithatë Sadudinin shoq e kemi dhe i takon politikës së komunës dhe kontingjentit të KK në këtë mandat andaj, patjetër do t’i ndihmojmë me dalë nga kurthi që ai e kurdis përherë për veten e tij” ka nënvizuar kreu komunal.

Mustafa ka ironizuar edhe me angazhimin e Berishës si ëkshilltar komunal. “Rekomandimi ynë është që Sadudini dhe ndonjë tjetër si ai të mos merren me tema të rënda sepse nuk e kanë kondicionin e duhur që të merren me to dhe lodhen shpejtë e nuk ia dalin. Ju preferojmë që të jenë më të koncentruar kur punon kuvendi i komunës dhe komitetet sepse për këto pesë vitet e kaluara çdo gjë ngadalë e saktë është shkoqitur nëpër komitete e kuvend me transparencë të plotë. I preferojmë Sadudinit që të kthehet dhe t’a sheh votimin në KK për ndërtimet dhe e sheh që gjatë gjithë procesit LDK ka bashkëpunuar, ka kontribuar dhe ka votuar. Në fund nuk e ka votuar marrëveshjen finale për investim e që ka qenë pa asnjë ndryshim nga konditat që i kemi votuar bashkë gjatë gjithë procesit. Pse nuk e votuan, nuk e dinë as ata vetë përveç për të prodhuar “mjegull” gjatë vitit zgjedhor 2013. Kjo është e drejtë e tyre politike por kjo nuk e ndryshon të drejtën tonë ligjore që të vazhdojmë me punë të mira në komunë e në vend” ka sqaruar Mustafa.

Kurse sa u përket kushtëzimeve për ujë e mbeturinë, Mustafa ka shtuar se rezultatet i din edhe vet Sadudini që janë fascinonte në të dy kompanitë, por jo vetëm me këtë kushtëzim i cili patjetër që e ka ndihmuar inkasimin, por përgjegjësia e PDK dhe partnerëve tanë në qeverisje (AKR dhe të tjerët) për punën dhe disiplinën ka bërë që përveç administratës së komunës, arsimit e shëndetësisë, të punojnë mirë edhe dy ndërmarrjet e rëndësishme publike për qytetarin e komunës e ato janë KRU “Hidromorava” dhe KRM “EcoHigjiena”.

FIDANISHTJA

Le të thotë Sadudini se në cilën komunë është gjendja më e mirë se në Gjilan në dhënien e shërbimeve nga këto dy fushëveprime? Le ta sheh raportin vjetor të ZRUM në Prishtinë dhe ai do ta ketë këtë punë fare të qartë dhe mbase do t’i bie pishman që flet fare kuturu dhe pa bazë. Dhe do t’i heqim këto kushtëzime natyrisht kur ne vlerësojmë që kompanitë nuk kanë nevojë për një kushtëzim të tillë e që mund të jetë në muajt që vijnë , por këtë nuk do ta bëjmë për dëshirën e Sadudin Berishës dhe të përfitimeve të ulëta politike të tij që donë me i nxjerrë me këtë rast. Të ikim pak prapa në kohë dhe ta “shpalosim” kujtesën e qeverisjes së LDK…

Ndoshta Sadudini dhe formacioni i tij politik kanë nostalgji për administratën e tyre të dikurshme me ofiqarë burokratë, me shenja të mira korrupsioni të mbyllur në kthina të mbushura me tym duhani, me gjygyma qaji e me tabaka filgjanash për kafe? E kotë është sepse këtë epokë të zymtë e ka shlyer PDK njëherë e përgjithmonë. Administrata tashmë është pa mure, e hapur plotësisht e transparente dhe pa asnjë dyshim për mito e korrupsion.

“Ndoshta Sadudini dhe formacioni i tij politik kanë nostalgji edhe për “bukuroshen e tyre të qytetit” me atë vinçin e varur për dhjetë vite rresht vizavi me kombinatin e tekstilit në Gjilan? Nuk është as ajo pamje e shëmtuar atje më sepse PDK ka marrë përgjegjësi për t’a sanuar gjendjen që e trashëguam nga ju e që ishte mos më keq. Ndërtimet tona janë më të bukurat dhe më funksionalet jo vetëm këtu në Gjilan por edhe në vend. Jemi shumë krenarë për punën e bërë mirë dhe me standarde plotësisht profesionale e ligjore. E kemi shtuar vlerën e tokës, i kemi bërë zgjidhje moderne qytetarit për biznes e për banim, i kemi hapë rrugë investimeve private, e kemi rritë buxhetin e komunës dhe të Kosovës, kemi punësuar qytetarët tanë… Shumëçka ka fituar komuniteti me këto investime por këto nuk i sheh vetëm ai që nuk donë me i pa ose ai që vërtetë nuk mundet me i pa. Do të donim që Sadudini të jetë nga këta të fundit se në të parët binë qëllimkëqijtë” ka thënë në reagim Mustafa.

Ndoshta Sadudini dhe bashkëmendimtarët e tij kanë nostalgji edhe për shumëçka të shëmtuar e të dëmshme që i ndodhi komunës gjatë qeverisjes së tyre por kësaj here nuk po hyjmë më thellë sepse duam vërtetë që ta ruajmë klimën e mirë në komunikim e që e kemi ndërtuar për shumë vite …

E investimet tjera publike? Po ua përsërisim o të nderuar që ne e gjetëm komunën në baltë gjithandej (ishte keq qyteti po edhe më keq ishte fshati dhe fshatari që me decenie e shekuj e kishte bartë barrën e mbijetesës tonë). Ndodhi mrekullia në të dy qeverisjet Thaçi. U bë kthesë revolucionare në investimet në infrastrukturën publike. A e dini ju sa shkolla e anekse shkollash janë investuar nga viti 2008 e këndej? Shumë, tepër shumë krahasuar me periudhën tuaj shtatë vjeçare të qeverisjes së varfër por edhe krahasuar me tri deceniet e fundit. Po ua themi vetëm disa. Shkolla fillore në Zhegër (1.5 mil euro), Shkolla fillore në lagjen “Qarku” (1.5 mil euro), Shkolla fillore në lagjen e dytë të qytetit (1.5 mil euro), shkolla e bujqësisë (600 mijë euro), anekset në shkollën fillore “A. Ajeti”, “S. Hallaqi”, te fakulteti i edukimit për shkollën e mjekësisë dhe të bujqësisë dhe për vetë fakultetin, gjimnazi i ri në ndërtim, shkolla në Selishtë, renovimet e rregullta, izolimet e shkollave etj etj, ka sqaruar Mustafa.

Edhe tek infrastruktura Mustafa ka thënë se janë investuar me qindra kilometra ujësjellës e kanalizime, rrugë të asfaltuar e të mirëmbajtur rregullisht, trafostacione, rrjeta energjetike, ndriçim publik, sheshe e trotuare, parqe e gjelbërime, terrene e salla sportive për rininë, investime në palestër e ne stadiume, … E ku nuk është investuar se? Është listë aq e gjatë e investimeve zotëri Sadudin sa po t’i themi të gjitha ky shkrim vërtetë kishte me qenë i mërzitshëm për t’a lexuar deri në fund sepse të gjitha i kemi thënë në katalogun e investimeve i cili është botuar dhe do të revidohet secilin vit. Do të ishte i mërzitshëm për publikun i cili e njeh fortë mirë punën tonë dhe qëllimin fisnik të qeverisjes së PDK dhe të kryetarit të saj. Pikërisht për këtë edhe na besoi sërish me shumicë votash në katër garat e vitit 2009 dhe 2010 dhe pikërisht për shkak të dështimit tuaj dhe besimit në ne na fuqizoi në vitin 2007. Këtë besim po ua kthejmë shumëfish qytetarëve tanë pa dallim sepse ne jemi koshientë që krijues të komunës dhe shtetit të Kosovës janë ata e ne e kemi vetëm besimin për të qeverisur me financat dhe me resurset publike të tyre.

E kemi thënë hapur që Gjilani meriton më shumë dhe e kemi kritikuar hapur qeverinë për shkujdesje ndaj nesh këto dy vitet e fundit që do të thotë se Sadudini dhe LDK nuk thonë asgjë të re ne këtë drejtim. Megjithatë disa miliona kanë ardhur nga qeveria edhe gjatë vitit 2011 e 2012. Performanca e mirë e qeverisë gjatë vitit 2008, 2009 dhe 2010 si dhe puna e mirë e përditshme e jona në nivelin lokal ka bërë që komuna të ketë shumë donatorë të fuqishëm të cilët investuan dhe po vazhdojnë të investojnë shumë miliona euro në Gjilan këto dy vitet e fundit. Po i numërojmë disa më të rëndësishmet… Stacioni energjetik “Gjilani V” (SDC zvicerane, 7.0 milionë euro), rezervuari i ujit në Kodrën e dëshmorëve (SDC zvicerane, 1.5 milionë euro), biblioteka rajonale (Komisioni Evropian – KE, 2.0 milionë euro), stadiumi ndihmës i qytetit (fillon në pranverë, KE, 600 mijë euro), efiqienca energjetike ne gjimnazin e vjetër, në konvikt dhe në shkollën fillorë në Cërnicë (KE, 700 mijë euro), shkolla e bujqësisë në Zabelin e S. Agës (Danida e Danimarkës, 600 mijë euro), shkolla fillore në Shurdhan (nis këtë vit, KE, 400 mijë euro), renovimet në QMF Bresalc e Kishnapolë dhe shkolla në Kishnapolë (Karitasi i Luxemburgut me komunën, 500 mijë euro), ujësjellësi në Bresalc e kanalizimi në Pogragjë (komuna, qeveria dhe SDC, 1.0 mil euro), shumë projekte me USAID-in amerikan (rrethrrotullimi, ndriçimi publik, oborri i shf Th.Mitko, … ), vazhdon nga qeveria dhe komuna Lumi Mirusha, parku Arbëria, lumi Baja, …. Janë edhe dhjetëra projekte të tjera të cilat do ti keni në doracakun e ri të investimeve kapitale të komunës për vitin 2012 në mënyrë që ta keni pasqyrën komplete të të gjitha investimeve…

Për fund ka thënë Mustafa ju themi me plotë sinqeritet që edhe ju të LDK dhe t`i Sadudin jeni kontributëdhënës në këto zhvillime të komunës dhe këtë ua kemi thënë shumë herë publikisht. Pra, nuk keni pikën e arsyes që të silleni kështu me komplekse e me inferioritet. Krenohuni me sjelljes e mirë tuajën në opozitë dhe krenohuni me qeverisjen e mirë të PDK dhe të kryetarit të komunës Qemajl Mustafa sepse komuna e qyteti është i të gjithë neve. Zemërgjerësia ju shpëton. Në fund të fundit ju aq keni ditur dhe aq keni mundur sa ishit në pushtet. Shkojmë bashkë përpara si shoqëri krijuese e kësaj ane sepse përveç përgjegjësisë komunale, shumë më shumë ne në Gjilan kemi përgjegjësi rajonale ka përfunduar në reagimin e tij Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.