Mustafa: Gjilani ka arsye të krenohet në këtë 100 vjetor

Gjilan – Qemajl Mustafa duke uruar qytetarët e Gjilanit për kremten e madhe të 100 vjetorit tha se gjilanasit kanë arsye të krenohen në këtë 100 vjetor sepse është zhvilluar gjatë viteve në liri e sidomos me qeverisjen e mirë të komunës dhe rezultatet më të mira në nivel vendi.
Kreu i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa duke ju uruar qytetarëve të saj për kremten e madhe të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë ka kujtuar për rajonipress se Gjilani krenohet në këtë 100 vjetor me mundësitë që atij i ka dhënë liria dhe pavarësia e Kosovës. “Pra krenohet në radhë të parë me dëshmorët e saj dhe të gjithë hapësirës shqiptare. Krenohet me popullin e tij punëtorë e të urtë, krenohet me demokracinë dhe tolerancën ndëretnike, ndërfetare e ndër njerëzore”.
Mustafa tutje tha se Gjilani krenohet me zhvillim të mirë gjatë viteve në liri dhe krenohet sidomos me qeverisjen e mirë të komunës dhe rezultatet më të mira në nivel vendi. “Gjilani krenohet me shumë projekte që po i përfundon sivjet dhe sidomos me projektin e Monografisë si vepër madhore e Komunës” tha Mustafa.
I pari i Gjilanit duke i përgëzuar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen për këtë 100 vjetor ka apeluar që festa të jetë dinjitoze dhe ashtu siç i ka hije Gjilanit i cili në këtë përvjetor të madh me të drejtë po e merr epitetin si Gjilani Evropian. “Andaj të gjithë së bashku ta ruajmë dhe avancojmë këtë epitet që e kemi krijuar me mundë , punë e sakrificë ndër vite” tha Mustafa./rajonipress/