RCCOLA

Mustafa: Gjilani çdo ditë po evropianizohet

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Kreu i Komunës Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Bajram Isufi, Xhemajl Salihu, Nazmi Rapuca e nxënës fillorist në mënyrë simbolike tek parku i qytetit ka mbjellur lule të freskëta. Mustafa tha se Gjilani çdo ditë po evropianizohet dhe po kthehet në një qytet të bukurisë e pastërtisë gjelbëruese.

Lule të freskëta në parkun e qytetit i shoqëruar edhe nga nxënës fillorist ka vendosur Qemajl Mustafa.

Mustafa tha se ky aksion ka për qëllim dhe është në funksion të humanizimit të ambientit dhe rritjes së mushkërive të qytetit. “Unë jam i kënaqur me punën e mirë që po e bënë “Ecohigjiena” dhe realisht me këto hapësira që i kemi dhe me mirëmbajtjen e mirë e profesionale, Gjilani çdo ditë e më shumë po evropianizohet”.

Uji Dea

Mustafa i ka përkujtuar opozitën se parku që aq shumë është quar pluhur tani është ndër mrekullitë e rralla që i ka ndodhur Gjilanit. “Edhe për drunjtë dekorativ është quar shumë pluhur, por ata po rriten dhe çdo ditë po e zbukurojnë Gjilanin” tha Mustafa.

Kreu komunal megjithatë tha se Gjilani ka pak hapësira gjelbëruese dhe i mbetet që në të ardhmen ta shfrytëzojë një hapësirë tek “Livadhi i Arapit” i cili mund të shndërrohet në një park të madh dhe atraktiv.

Ndërkaq Bajram Isufi drejtor në “Ecohigjiena” tha se kjo kompani është e gatshme dhe e përgatitur profesionalisht që të mirëmbaj të gjitha parqet dhe hapësirat gjelbëruese. “Ecohigjiena po mendon për Gjilanin dhe për komunat ku ajo udhëheq e menaxhon. Për ne është e rëndësime që qytetarët të kenë vend ku mund të pushojnë e relaksohen derisa pastërtia për ambient të pastër mbetet prioritet” tha Isufi./rajonipress/