Mustafa: Gjendja ekonomike nuk është e mirë por kemi programin e duhur për ndryshim
Kryeministri Isa Mustafa thotë se në 7 vjetorin e pavarësisë gjendja ekonomike në vend nuk është e mirë por se Qeveria që ai udhëheqë ka përgatitur një program, i cili do të ndryshoj këtë gjendje. Tha se i kanë dhënë rëndësi bujqësisë dhe energjetikës.
“Është fakt se gjendja ekonomike nuk është e mirë, është një gjendje e cila nuk siguron tani që të arrihen objektivat që ne dëshirojmë t’i arrijmë. Është një ecuri e rritjes ekonomike e cila është mjaft e ulët e cila pamundëson pastaj arritjen e qëllimeve punësim dhe zvogëlimin e varfërisë. Por programi ekonomik të cilin ne e kemi dhe programi qeveritar të cilin e kemi punuar bashkërisht është i tillë që mundëson që ne të arrisim normën vjetore ekonomike të arrijmë dike 5 të mbërrijmë deri në 7 për qind e cila pastaj kishte me arritë edhe një normë të punësimit prej rreth 5 për qind si normë vjetore që do të përballonte fluksin e të papunëve”, tha Mustafa në ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova.


