GRANDEMALL

Mustafa: Gjatë qeverisjes sime vendosëm rend në shumë institucione

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka folur për rezultatet dhe reformat e bëra në adminsitratën shtetërore gjatë mandatit qeverisës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë vënë në binarë shumë institucione administrative dhe financiare.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore.

Uji Dea

Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare.

Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike.

Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë.

Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë!” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.