UBT

Mustafa: Garën zgjedhore do ta bëjmë me dinjitet, dije dhe punë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Jo vetëm për këtë periudhë parazgjedhore, por për 13 vite ju ishit ata që prezantuat dhe përfaqësuat terrenin në mënyrën më të mirë, duke mbajtur kontakte të mira me qytetarë dhe duke motivuar ata për besim në institucione, nëpër lokalitet ku vepruat për shumë vite, ka thënë kandidati i PDK-së, kryetari i komunës Qemajl Mustafa në takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Gjilan.

“Keni bërë angazhim politik në rrethana edhe më të vështira politike dhe ia keni dalë suksesshëm me shënimin e fitoreve të Partisë Demokratike të Kosovës nga Zgjedhjet e vitit 2007 duke vazhduar me fitore të njëpasnjëshme.Të arriturat në komunë janë tonat, janë të qytetarëve tanë dhe në përgjithësi të shoqërisë sonë, të njerëzve të vyeshëm, kreativ dhe ambicioz” ka shtuar Mustafa.

Mustafa ka thënë se kemi fituar në vitin 2007 për shkak të prirjes politike, përgatitjes për të bërë garë zgjedhore. “Me fitoren e PDK-së, të kryetarit të komunës, ka fituar jo vetëm PDK, por shoqëria e Gjilanit dhe ajo vazhdon të argumentohet përherë me punën maksimale dhe përkushtimin në secilën ditë për shoqërinë Gjilanase”.

Uji Dea

Mustafa ka dhënë porosinë për kryetarët e nëndegëve dhe gjithë aktivistët e PDK-së se garën duhet ta bëjmë me dinjitet, me dije punë dhe angazhim të palodhshëm, sepse incizimet e opinionit tregojnë se ende qytetari i komunës së Gjilanit është i disponuar dhe i vendosur që në shumicë të japin përkrahjen Partisë Demokratike të Kosovës, kandidatit të saj për kryetar komune dhe kandidatëve për këshilltar komunal.

“Jemi struktura më e mirë për faktin se kemi qenë afër në të gjitha lokalitet e komunës dhe ne jemi ata që më së mirë e dimë se çka i duhet qytetarit tonë duke qëndruar me shumë orë të tëra gjatë ditës me punë dhe angazhim dhe në disponim të kërkesave të tyre”, ka potencuar kandidati i PDK-së, kryetari i Komunës Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.