ARKATANA

Mustafa: Gara ishte korrekte, Gjilanit i duhet një kryetar sfidues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit Qemajl Mustafa ka hedhur votën e tij në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Mustafa ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për një fushatë të qetë e dinjitoze dhe tha se Gjilanit i duhet një kryetar sfidues pasiqë Kosova dhe Gjilani kanë ende shumë punë për të bërë dhe kërkesa e kritere që kërkohen nga Bashkimi Evropian.

Qemajl Mustafa i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka hedhur votën në shkollën fillore “Thimi Mitko” , raporton rajonipress.

Mobi Casa

Mustafa pas votimit tha për gazetar se procesi zgjedhor ishte korrekt dhe për këtë meritën më të madhe e kanë qytetarët e Gjilanit. “Unë i falënderoj të gjithë qytetarët që janë angazhuar dhe kanë kontribuar që ky proces të jetë i qetë dhe pa eksese. Gjilani ka treguar një kulturë të lartë qytetëruese kurse nuk më ka pëlqyer gjuha e rivalëve të cilët kanë ngelur në vitet e kaluara. Kam pritur një gjuhë më të kulturuar dhe më të avancuar nga ana e tyre”.

Mustafa tha se Gjilanit i duhet një kryetar sfidues sepse Kosova dhe Gjilani kanë ende punë për të bërë, meqë tani kemi kushte e kritere të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.”Është punuar mjaft shumë në këto vite dhe kemi ende mundësi ta zhvillojmë Gjilanin” tha shkurt Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.