Hidromorava

Mustafa fton Thaçin për vizitë në Preshevë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i PDSH-së, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen e tij në postin e presidentit. Në urimin e tij, ai ka ftuar Thaçin që të vizitojë Luginën e Preshevës, vizitë e cila tha se do të ishte më se e mirëpritur. “Ju e dini se për autoritetet kosovare dera e kryetarit të Komunës së Preshevës mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për ju, vizita e presidentit të Kosovës në Luginë të Preshevës, do të ishte më se e mirëpritur”, ka qenë kërkesa e Mustafës drejtuar Thaçit.

Mustafa e nis letrën e tij me fjalinë “I dashuri Hashim”, për t’i thënë se zgjedhja në funksionin e lartë të presidentit të Republikës së Kosovës “është padyshim një moment me rëndësi për ju dhe mbarë vendin”. “Është kënaqësi e veçantë t’iu përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që ju është besuar. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen. Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Republika e Kosovës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginën e Preshevës në këto vite të fundit, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve rajonale më përpara”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Uji Dea

Kreu i Komunës së Preshevës në urim thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të mbeten një binom strategjik për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi shumë të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Evropian.

Në fund, Mustafa i ka uruar Thaçit shëndet, sepse, siç tha ai, “suksesi juaj është i padiskutueshëm”./epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.