FIDANISHTJA

Mustafa fton qytetarët në refuzim estetik të përvetësimit të festave

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të demonstrojnë pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike.“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, tha ai.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Të dashur miq,
Këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj. Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi me arritjet tona dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

Mobi Casa

Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin.

Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike.

E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë.

Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.