Mustafa fton institucionet t’i “përvjelin mëngët” që qytetarëve tu mundësohet lëvizja e lirë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se aprovimi i rekomandimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, është lajm shumë pozitiv.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se institucionet e vendit duhet të punojnë dhe tu krijojnë mundësi qytetarëve të lëvizin lirshëm.
Postimi i plotë:
Sot, morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku me shumicë të votave është aprovuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tani institucionet do t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët!