ARKATANA

Mustafa: Ftoj qytetarët të thërrasin me një zë “Duam çlirimin e Preshevës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa sot në një konferencë të mbajtur për media ka akuzuar rëndë pushtetin e Komunës së Preshevës sipas tij për një “shkathtësi për konvertimin e një realiteti të mirëfilltë në një mashtrim, sepse kanë premtuar ndërtimin e fabrikave të numërta që do të punësohen të rinjtë”.

Sipas kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa, institucionet e pushtetit vendor në Komunën e Preshevës janë konvertuar në fabrika ku punësohen punëtorët. Këto zhvillime Mustafa i ka quajtuar “absolutisht jo të qëndrueshme për qytetarët e Komunës së Preshevës.

Hidromorava

Mustafa ka potencuar se shpenzimet e muajve të kaluar do të duhej të bëhen në investime përmbajtësore në territorin e Komunës së Preshevës dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Më tej kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka vlerësuar se buxheti i Komunës është konvertuar në buxhet shërbimesh dhe jo investime kapitale.

“Ftoj të gjithë qytetarët mendje ndritur, gjithë intelektualët, biznismenët, tregatrët, studentët, bujqit, këshilltarët si dhe të gjitha shtresat e popullsis në territorin e Komunës Preshevë që të thrasin vetëdijen e tyre, të thrasin dhe të brohoritin me një zë “Duam çlirimin e Preshevës” ka thënë Ragmi Mustafa në konferencën për media të mbajtur sot në zyrën e PDSH-së. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.