Mustafa: Fola për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Prishtinë- Kryetari i LDK’së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa, pranoi disa çaste më parë se është intervistuar sot nga një Prokuror i EULEX’it.
“Unë edhe më herët kam pasur kontakte me zyrtarët e EULEX’it”, ka thënë ai, gjatë një përurimi të një shkolle.
“Tema sot kishte të bënte me vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pas përfundimit të luftës”, ka shtuar Mustafa.
Ai ka mohuar që Prokurori është interesuar rreth rastit të Sami Hamitit, djemve të tij apo edhe Enver Sekiraçës – i cili sipas familjarëve të policit të vrarë Triumf Riza – ka pasur lidhje të ngushta me LDK’në, raporton Express.
“Asnjëra prej këtyre çështjeve nuk është biseduar ne takimin që pata me Prokurorin e EULEX’it”, ka shtuar Mustafa.
…..
Një prokuror i EULEX’it posa ka dalë nga zyra e Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës.
Burime të Gazetës Express thonë se Prokurori i Çështjes së Sami Hamitit, e ka intervistuar Kryetarin e LDK’së dhe Prishtinës Isa Mustafën për rreth dy orë.
Mësohet se, përveç pyetjeve që lidhen me rastin e Sami Hamitit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një skandal korruptiv, Prokurori e ka pyetur Isa Mustafën edhe rreth disa çështjeve që lidhen me djemtë e tij të cilët udhëheqin disa biznese në Prishtinë.