Uji Dea

Mustafa: Fletarrestet e Serbisë, të pavlefshme, të paligjshme dhe të padrejta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa tha gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme se fletarrestim i lëshuar nga Serbia për Haradinajn u bë me pikëpamje krejtësisht politike, dhe se këto fletarreste janë të padrejta, të paligjshme dhe me tendence të tensionimit të situatave politike.

Ai tha se me të kuptuar lajmin për arrestimin e Haradinajt, të gjitha dikasteret e Kosovës janë vënë në lëvizje për lirimin sa më të shpejt të tij dhe kthimin në Kosovës për ushtrimin e detyrave që ai, raporton Indeksonline.

“Përfaqësuesit e Kosovës kanë përsëritur te autoritet franceze se fletëarrestet serbe janë të pavlefshme, se juridiksioni serb ka pushuar në Kosovë në vitin 1999, se institucionet e Kosovës edhe sot bashkëpunojnë me EULEX-it, pjesë e së cilit është edhe Franca. Nuk shohim arsye që ai të qëndroj në Francë me fletëarrest të Serbisë”, ka thënë Mustafa.

ARKATANA

Ai bëri të ditur se institucionet po punojnë intevizivisht që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe se këto fletarreste të lëshuara nga Serbia mos të vlejnë më.

“Unë shpreh bindjen se institucionet e Francës së shpejti do të marrin vendim për lirimin e Haradinajt dhe raste të tilla mos të aplikohen në të ardhmen as ndaj qytetarëve të tjerë. Haradinaj ka qenë kreyministër i Kosovës, është kryetar i AAK, është shquar për aktivitetin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës sidomos komuniteteve joshumicë dhe nuk shohim asnjë arsye që ai të mbahet në Francë më tutje, por duhet të kthehet dhe të kontribuoj. Kosovsa dhe qytetarët e saj do të jenë të unifikuar me çështjen e Harainaj dhe këto ditë po punojmë që ai sa më parë të kthehet në Kosovë”, ka përfunduar Mustafa. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.