Eko Higjiena

Mustafa flet për takimin e mbrëmshëm të LDK-së, ka një porosi për Vjosa Osmanin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se dje është mbajtur një takim me kryetarë të degëve dhe se në të është folur për deputetët që nuk e kanë votuar Qeverinë e LDK-së. Ai thotë se nuk mund të arsyetohen kundërshtimet e partisë për protagonizëm individual, ego dhe sjellje populiste.

Dje u raportua se LDK-ja ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth fatit të Vjosa Osmanit dhe deputetëve që votuan kundër Qeverisë së LDK-së dhe po e kundërshtojnë vazhdimisht partinë.

Mustafa thotë se në mbledhjen e djeshme u konfirmua se është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së, të votojnë pro Qeverisë së Avdullah Hotit, duke përmendur përkrahjen që ai thotë se u është dhënë gjatë zgjedhjeve nga e gjitha partia, me të gjitha resurset.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe veprimtarë të LDK-së

UBT

Në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.

U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.

Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në digasteret qeveritare.

Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së.

Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste. IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.