Mustafa: Evitimi i dhunës në Maqedoni, në dobi të të gjithëve
Kur aksioni mes forcave policore dhe grupeve të armatosura në Kumanovë ka hyrë në orën e 10-të, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar”, ka shkruar ai shkurt në Facebook. /Telegrafi/


