KKVITI

Mustafa: Është turp të politizohet Monografia e komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa në një prononcim për rajonipress i është kundërpërgjigjur akuzave të Lutfi Hazirit rreth monografisë së qytetit të Gjilanit. LDK i ka njerëzit e saj përmes Lirije Kajtazit dhe Fehmi Rexhepit dhe është e ulët të politizohet një punë e madhe dhe angazhuese e këshillit që është marrë me monografinë tha ai.

Qemajl Mustafa i është kundërpërgjigjur akuzave të Lutfi Hazirit rreth monografisë së qytetit të Gjilanit, e cila sipas Hazirit nuk i bënë nder qytetarëve të Gjilanit, meqë në të nuk është përfshirë periudha 20 vjeçare e LDK-së.

RCCOLA

Mustafa për rajonipress tha se Monografia ende është në diskutim publik dhe se Lutfi Haziri e ka rrugën qelë me dhënë kontributin e tij në monografi, por jo me prononcime publike të kësaj natyreje. “Luta e ka edhe përfaqësuesin e tij në këshillin e monografisë përmes Lirije Kajtazit dhe Fehmi Rexhepit e ndonjë tjetër anëtarë të partisë së tij. Është tepër e ulët andaj me u mundua me e politizua një vepër me rëndësi të veçantë çfarë është monografia e komunës së Gjilanit ” u shpreh Mustafa.

Sipas Mustafës duhet të gjithë ta bëjmë të kundërtën dhe të kontribuojmë që ajo të jetë sa më e mirë që është e mundur për këtë edicion të parë të saj. “Këshilli botues është koshient që ajo nuk do të jetë e përsosur edhe sikur të gjithë të kontribuonim sinqerisht dhe kritika e vërtetë për monografinë fillon pasiqë libri të botohet dhe njerëzit ta lexojnë. Ne e kemi pasur kurajën që ta nisim dhe unë e falënderojë sinqerisht këshillin botues për punën e gjatë e të mundimshme që ka bërë me unitet të plotë. Jemi të bindur që botimet e ardhshme e avancojnë përmbajtjen e saj” u shpreh Mustafa./rajonipress/