RCCOLA

Mustafa: Është kryer 50 % e lumit “Mirusha” – qyteti do të duket krejt ndryshe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se puna në lumin “Mirusha” është kryer 50%. Sipas tij deri tani janë kryer dy kilometra të kanalizimit dhe po vazhdojmë me dy të tjerat.

Punimet në Lumin “Mirusha” kanë vazhduar sërish në drejtim të lagjes së Balecit dhe stadiumit të qytetit.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa tha për rajonipress se puna në lumin “Mirusha” është kryer 50%. Sipas tij deri tani janë kryer dy kilometra të kanalizimit dhe po vazhdojmë me dy të tjerat në ndërkohë po rregullohet edhe shtrati i lumit dhe trotuaret.”Ambiciet tona janë që ky projekt të vazhdojë deri tek furra Aroma në lagjen “Dardania” dhe ky segment gati tre kilometra të lëshohet në punë në fund të tetorit të këtij viti. Qyteti do të duket fare ndryshe” shpreson Mustafa.

Fundamenti

Sipas Mustafës fluksi i qytetarëve do të jetë i madh në segmentin nga Hoteli “Kristal” deri tek furra “Aroma” përbri stadiumit.”Krejt kjo zonë nga të dy anët do të shndërrohet në zonë biznesi dhe familjet që i kanë pronat pranë kësaj prrocke kundërmuese do të përfitojnë duke ushtruar aktivitete biznesi dhe duke i dhënë hapësirat në shfrytëzim” tha Mustafa.

Mustafa tha se vlera e pronave pranë këtij shtrati do të rritet shumë menjëherë gjatë realizimit të tij.

Kurse Zijah Hafizi mbikëqyrës nga kompania “Bejta Comerc” tha se punimet në këtë segment do të jenë më të vështira për shkak të hapësirës së ngushtë, por mekanizmi që posedon kjo kompani do të arrihet të përfundohet me sukses i tërë projekti tha ai./rajonipress/