Hidromorava

Mustafa enigmë, koalicioni me PDK-në “salto mortale”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë. Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prejse LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së.

Por edhe në këto takime pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Uji Dea

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai edhe ashtu nuk ka ndonjë të ardhme politike më. Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian. /koha/