United Hospital

Mustafa: Emërimet në RTK nuk janë bërë me marrëveshjen time dhe të LDK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me shkrimet në media se emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) është bërë në marrëveshje me Kryeministrin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai këto shkrime i quan të pavërteta. Lexoni të plotë reagimin e kryeministrit Mustafa.

“Në portale është publikuar një “lajm”, sipas të cilit, emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) është bërë në marrëveshje me Kryeministrin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo është një e pavërtetë e madhe. Të tilla, çfarë për fat të keq po lexojmë, dëgjojmë e shikojmë shpesh.

FIDANISHTJA

Përpjekjet për ta lidhur LDK-në dhe mua si Kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës me zhvillime të tilla në RTK janë tendencioze. As unë, as stafi im dhe askush në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kërkuar emërimin e asnjë emri të përveçëm në pozita editoriale. Si kryeministër i Kosovës, mbetem i përkushtuar për ta mbështetur depolitizimin e transmetuesit publik dhe shndërrimin e tij në një shërbim cilësor për tërë publikun kosovar.

Politika editoriale e RTK-së nuk duhet të jetë e LDK-së dhe në interes të saj por as kundër LDK-së, sikurse edhe kundër asnjë subjekti tjetër. Ajo duhet të jetë e balancuar, të zbatoj kritere profesionale dhe të krijojë hapësirë të paanshme për të gjithë, ndërkaq qeverisja dhe menaxhimi të ushtrohen me mbikqyrje parlamentare, ashtu siç e parasheh ligji”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.