Fundamenti

Mustafa: Ekziston një klimë e mirë në popull për PDK dhe një atmosferë e dobët për partitë që po qeverisin me komunën

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në takimet e shumta që ka realizuar kreu i PDK-së Qemajl Mustafa me nëndegë, aktivist dhe qytetar e shoqëri civile thotë se ka marrë mbështetje për të kryer punët e mëdha për Gjilanin. Konstatuam që po krijohet momentumi i favorshëm për PDK të cilin duhet shfrytëzuar me punë e me komunikim të mirë me secilin qytetar e secilën familje ka thënë Mustafa para nëndegëve të Cërrnicë e Velekincës.

“Velekinca, është njëra nga nëndegët më të organizuara në degën e Gjilanit. U takuam dhe përveç urimit të ndërsjellë për procesin zgjedhor, më shumë folëm për punën që na pret në terren dhe për klimën e mirë që dominon në popull për PDK dhe atmosferën e dobët te subjektet që po e qeverisin keq komunën. Konstatuam që po krijohet momentumi i favorshëm për PDK të cilin duhet shfrytëzuar me punë e me komunikim të mirë me secilin qytetar e secilën familje. I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë së Velekincës nëpër të gjitha mandatet deri sot. I falënderoj të gjithë aktivistët poashtu. Në mënyrë të veçantë kryetarët Agush Nuhiun, Shemsedin Qerimin dhe Veli Jahiun” ka shkruar Mustafa.

KKGJILAN

Mustafa ka falënderuar edhe nëndegën e Cërrnicës për përkrahje në teren duke thënë se PDK tash duhet të punojë dhe përgatitet për sfidat e radhës. Jeton Sherifi ndërkaq i ka dhënë një dhuratë Mustafës./rajonipress/