Fundamenti

Mustafa: Edhe Rugova ishte zgjedhur president me votat e PDK-së

/ 1 minutë lexim

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se asnjë president deri më tani nuk është zgjedhur me vota të vetëm një subjekti politik.

Ai në një intervistë për “Epoka e re”, ka thënë se edhe Ibrahim Rugova është zgjedhur president me vota të deputetëve të subjekteve tjera politike, edhe të atyre të PDK-së.

Mustafa ka bërë me dije se në seancën e Kuvendit të 26 shkurtit vota për president ka qenë edhe votëbesim për Qeverinë që drejton.

RCCOLA

Për thyerjen e disa zyrave të LDK-së, Mustafa ka thënë se opozita e bërë një veprim të tillë si hakmarrje pse deputetët e LDK’së mbrojtën institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“Unë nuk shoh krizë politikë. Shoh vetëm veprime të dhunshme, joligjore dhe antikushtetues të opozitës”, thotë Mustafa, duke bërë me dije se LDK me PDK-në kanë marrë përgjegjësi për të bashkëqeverisur dhe, sipas tij, gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet kanë qenë shumë korrekte.

“ Prandaj nuk kemi arsye t’i frikësohemi ditës së nesërme”, ka deklaruar Mustafa.