Fundamenti

Mustafa ecën pa zë, hapave të Thaçit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Isa Mustafës është duke shkuar hapave të qeverisë Thaçi 2, e cila gjatë gjithë mandatit nuk kishte emëruar zëdhënës për media. Kjo praktikë e qeverisë, sipas anëtarëve të bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës po u sjellë probleme gazetarëve gjatë përpjekjeve të tyre për të marr informacione në lidhje me aktivitetet e Qeverisë.

Sipas Fidan Ramës, anëtar i bordit të AGK-së, kryeministri Isa Mustafa duhet t’u ofrojë qasje më të madhe gazetarëve, të shtojë kontaktet me ta, e jo siç është duke bërë tani vetëm me postime në facebook. “Isa Mustafa nuk duhet ta ndjek shembullin e ish -kryeministrit Thaçi duke mos emëruar zëdhënës. Natyrisht emërimi i një zëdhënësi është mëse i domosdoshëm për komunikim mes gazetarëve dhe Qeverisë.

Uji Dea

Mbase përdorimi i rrjeteve sociale nga vetë liderët, si në këtë rast nga kryeministri Mustafa, mundohet të kompensojë mungesën e zëdhënësit duke komunikuar me publikun.

Por kjo mendoj se është krejtësisht qasje e gabuar, pasi zyrtarët qeveritar vazhdimisht thirren në transparencë dhe transparencën nuk mund ta bëjnë duke komunikuar me publikun vetëm përmes Facebookut, por duke u ofruar qasje më të madhe gazetarëve dhe duke i shtuar kontaktet me ta”, ka thënë Rama./Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.