UBT

Mustafa e Vuçiqi takohen të martën në Bruksel edhe për dialog

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në kohën kur shumë gjëra në raportet e Kosovës me Serbinë kanë mbetur të pasqaruara, dhe kur Serbia pret që t’i mundësohet hapja e kapitullit të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, për çka Gjermania dhe Britania e Madhe mendojnë se ende nuk janë përmbushur kushtet, një takim i ri i dy kryeministrave do të mund të zhvillohet të martën në mbrëmje në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Një takim i tillë, besojnë diplomatët evropianë, do të mund të ndihmonte në ecjen përpara të implementimit të marrëveshjeve të arritura më parë dhe përparimin në normalizimin e raporteve.

Mobi Casa

“Pa një përparim Serbia nuk mund të hapë kapitullin e parë të negociatave ndërkohë që edhe Kosova është në pritje të vendimit për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pra, të dyja palët kanë interes për vazhdim të dialogut dhe për të dëshmuar përkushtimin e tyre”, i ka thënë “Kohës Ditore” një zyrtar i BE-së në Bruksel.

Se gjërat rreth normalizimit të raporteve nuk janë duke shkuar si duhet dëshmon edhe fakti se për muaj të tërë serbët e Kosovës, ata që janë partnerë koalicioni në Qeverinë e Isa Mustafës por që veprojnë sipas urdhrave të Qeverisë së Serbisë, nuk po marrin pjesë në takimet e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.