ARKATANA

Mustafa e vlerëson pozitivisht punën e Ecohigjienës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari Mustafa vlerësoi pozitivisht punën e kësaj kompanie gjatë kësaj periudhe dhe njëkohësisht premtoi mbështetje në të gjitha format nga niveli komunal me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër. Qemajl Mustafa ndër tjera ka thënë që është hera e parë që një projekt kaq madhorë të votohet 100% nga ana e pozitës dhe opozitës.

Bordi i kompanisë Eco-Higjiena në vazhdën e takimeve të rregullta si bord nën kryesimin e kryetarit të bordit Dr. Christian Mosser, sot pati një takim me menaxhmentin e kompanisë dhe një takim me të gjithë punëtorët e kompanisë.

Përkundër vështirësive vendosmëria e kompanisë Austriake Moser Group është që edhe më tutje të vazhdon bashkëpunimi në mes të kësaj kompanie dhe kompanisë Ecohigjiena në fushën e menaxhimit, sa më të mirë të mbeturinave në komunat e regjionit të Gjilanit.

Ata vlerësuan se stafi i kompanisë Eco-Higjiena është një kapital i çmueshëm për kundër vështirësive qe ata i hasin gjate punës. Po ashtu ata vlerësuan se atmosfera në mes të stafit menaxherial dhe punëtorëve është mjaft pozitive.

Në takim me punëtorët e kompanisë Eco-Higjiena ishte edhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa në të cilin takim u shqyrtuar aktiviteti i kompanisë brenda kësaj periudhe dhe si e tillë u vlerësua mjaftë pozitivisht dhe se kompania me mjaftë sukses është duke operuar në regjionin e Gjilanit dhe se vlen të potencohet se shërbimet janë rritur për nga kualiteti në raport me konsumatorë si dhe ambienti në këtë regjion ku operon kompania Eco-Higjiena është duke u mirëmbajt jashtëzakonisht mirë.

Kryetari Mustafa vlerësoi pozitivisht punën e kësaj kompanie gjatë kësaj periudhe dhe njëkohësisht premtoi mbështetje në të gjitha format nga niveli komunal me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

UBT

Qemajl Mustafa ndër tjera ka thënë që është hera e parë që një projekt kaq madhorë të votohet 100% nga ana e pozitës dhe opozitës.

Tashmë Kompanie Eco-Higjiena ka filluar me investimet sipas planit duke vendosë në disa pjesë të qytetit hedhurinar si dhe do të vazhdojë javët e ardhshme me shpërndarjen e hedhurinareve në lagjen Dardania dhe përfundimisht komuna e Gjilanit dhe komunat tjera në regjion do të përfitojnë mjaftë shumë në çështjen e mbrojtjes së ambientit nga kjo kompani që është një nga parakushtet për një jetë të mirë të qytetarëve.

Në këtë takim u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi në mes kompanisë dhe komunave të regjionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave si dhe u falënderuan punëtorët e kompanisë për punën e mirë që anë duke e bërë në këtë aspekt.

Vlen për tu potencuar se në takim ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë ADA, njësi për zhvillim në kuadër të ministrisë së punëve të jashtme të cilët e vlerësuan shumë lart projektin e PPP duke shtuar se është e nevojshme që edhe më tutje të vazhdohet me investime në Kosovë të kësaj natyre.

I pranishëm ishte edhe Christian Geosits-Atashe nga Ambasada Austriake në Kosovë dhe përfaqësues i njësisë për zhvillim në kuadër te ministrisë se punëve te jashtme të Austrisë thuhet në njoftimin e Saranda Jusufit zyrtare për informim në Eco-higjiena./rajonipress/

Mund të ju interesoj: