Eko Higjiena

Mustafa e Thaçi, të nënshtruar ndaj Serbisë, shpërfillës ndaj Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pushtetarët kuislingë u frikësohen zgjedhjeve të reja, qeveria serbe kërkon rilegjitimim.

Krasniqi: Pushtetarët e korruptuar ia futën Kosovës kancerin e pashërueshëm përbrenda

“Qeveria e tashme e Serbisë kërkon zgjedhje të parakohshme për t’i legjitimuar sukseset e saj kundër Kosovës, dhe sigurisht se do të dalë fituese në zgjedhje. Këtë fitore ia kanë siguruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me punën e tyre prej kuislingësh. Derisa Qeveria e Serbisë kërkon zgjedhje të parakohshme, Qeveria e Kosovës vazhdon t’i kundërshtojë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nga frika se humbja është e pashmangshme”, shprehet analisti Isa Mulaj

Vendimi i OKB-së i vitit 2010 për “dialogun teknik” Kosovë- Serbi, me lehtësimin e Brukselit, tani pas pesë vjetësh për Republikën e Kosovës rezultuan humbëse, të dëmshme dhe nënshtruese, duke e sjellë Serbinë brenda Kosovës, për shkak të pushtetarëve kuislingë.

FIDANISHTJA

Sipas një informatave jozyrtare të gazetës, vendosja e kornizave të mbrapshta të dizajnimit të këtij dialogu të disfavorshëm për Kosovën dhe favorizues për palën serbe, është vendosur që në vitin 2010, pikërisht në shtatorin e atij viti, gjatë qëndrimit të krerëve të shtetit në Nju-Jork, në selinë e OKB-së.

Asokohe thuhej se ish-presidenti Fatmir Sejdiu kinse ka refuzuar përmbajtjen e kushteve të negocimit Kosovë -Serbi, që u ishin shtruar në tavolinë në Nju-Jork, dhe për pasojë të këtij refuzimi, ishte kthyer shpejt e shpejt në vend, ndërsa sikur që dihet, po gjatë rrugës për kthim në vend, ishte aktivizuar shpejt e shpejt Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe posa ka zbritur nga aeroplani në kthim nga Nju-Jorku, atij i ishte përgatitur skenari i komunikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkelje kushtetuese të mbajtjes së pozitës së kryetarit të partisë, për pasojë të të cilit ai shumë shpejt u detyrua të japë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit.

Po atëherë thuhej se ishte vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili pa u hamendur fare kishte pranuar kushtet e rënda e nënshtruese për bisedat dhe negociatat me Serbinë edhe pa ishpresidentin Sejdiu. Për pasojë të krejt këtij skenari të mbrapshtë të pranimit të kornizës së dëmshme të bisedimeve, prishet edhe koalicioni qeverisës, mbahen zgjedhjet e reja, në të cilat triumfon PDK-ja me Hashim Thaçin dhe SHIK-un./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.