United Hospital

Mustafa e Thaçi pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të së premtes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përplasja e madhe mes pozitës dhe opozitës potencialisht mund të ndodhë pasditen e së premtes në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç deputetëve nga pozita dhe opozita, të cilët vetëm sa s’ishin përplasur fizikisht në dy seancat e kaluara, gazeta merr vesh se tani në sallë do të jenë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.

“Është vendim i përbashkët që Thaçi dhe Mustafa të jenë prezentë në sallë në mënyrë që edhe ata të marrin përgjegjësi shtetërore. Krerët janë dakorduar për ditën dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në seancë dhe kjo është bërë me sugjerimin e ndërkombëtarëve”, ka thënë burimi i gazetës.

Nga Qeveria nuk kanë qenë në gjendje ta konfirmojnë nëse kryeministri do të jetë prezent në sallë.

Eco Higjiena

“Të premten kryeministri është në Kosovë, tek në mëngjesin e së premtes mund ta konfirmojë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.

Gazeta merr vesh se një nga arsyet pse seanca është caktuar në ora 16:00, është “kthimi i Thaçit nga Parisi”.

http://koha.net/?id=27&l=80621

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.