Mustafa e Thaçi: Malit të Zi s’i jepet as një metër katror e Kosovës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit.
Thaçi tha se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.
Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Pikave Kufitare, Murat Meha, i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.
Për këtë çështje foli edhe kryeministri Isa Mustafa i cili tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur nga shënimi i kësaj vije kufitare. Raporti për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi u miratua në mënyre unanime.
http://koha.net/?id=27&l=70353


