Fundamenti

Mustafa e Thaçi heqin dorë nga emërimi i dy zëvendësministrave për dikaster?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisin edhe në nivelin e pushtetit të dytë ekzekutiv në Kosovë, në atë të zëvendësministrave.

Kështu bëjnë të ditur burime të sigurta të Bota press-it brenda dy partive politike të koalicionit.

“Qeveria nuk do t’i ketë 50 zëvendësministra…” ka thënë një burim brenda LDK-së për Bota press.

FIDANISHTJA

Siç dihet Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ishin pajtuar që në të gjitha ministritë të ketë nga një zëvendësministër “paralel” që nënkuptonte që çdo ministri të kishte nga dy zëvendësministra, njëri i partisë së njëjtë me ministrin dhe tjetri nga partneri i koalicionit.

Ky kombinim i zëvendësministrave e shtonte numrin e tyre në mbi 50 sosh, duke pasur parasysh faktin se disa ministri madje do t’i kenë nga tre zëvendësministra, një nga radhët e minoriteteve.

Por presioni i opinionit publik duket se ka shtyrë dy liderët e partnerëve të koalicionit PDK-LDK që të heqin dorë nga emërimi i zëvendësministrave paralelë në dikasteret ministrore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.