Hidromorava

Mustafa e Thaçi, ftesë opozitës: Ejani te Presidentja

/ 3 minuta lexim
HW

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nisur ftesat në drejtim të krerëve të Qeverisë për të diskutuar kështu daljen nga kjo krizë politike që ka përfshirë vendin.
Ftesën tashmë e ka marrë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

Që të dy e konfirmuan sot pjesëmarrjemn përmes një konference për media, për të cilin takim thanë se do të ndodh të hënën.

Mustafa, si kryeministër i vendit tha se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe nuk ka asnjë arsye që të mos jetë në takim.

“Natyrisht që unë si kryeministër kam bërë ftesë vet që të takohemi dhe nuk kam asnjë arsye që të mos jem. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ka treguar interesin dhe gatishmërinë që të marr pjesë dhe që të marrim pjesë që të dytë. Por, ne njëherit i bëjmë ftesë edhe liderëve të opozitës që të jenë aty sepse ne jemi që të gjitha çështjet t’i zgjidhim me dialog, me bisedë në bazë të argumenteve dhe assesi që zgjidhjet të bëhen në periudhën përmes kohës”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Për ftesën e presidentes tregoi vet edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të cilën e quajti të drejtë dhe proces të konsultave të brendshme institucionale. Ky i fundit tha se dialogu është procesi përmes të cilit mund të arrihen objektivat e përbashkëta.

Thaçi konfirmoi para mediave pjesëmarrjen e tij në këtë takim duke u bërë thirrje në të njëjtën kohë që edhe opozita të reflektojë në këtë ftesë.

“Duke konfirmuar në përgjigjen pozitive në të njëjtën kohë ftojmë edhe liderët opozitarë që t’i përgjigjen ftesës pozitivisht, t’i bashkëngjitën dialogut, se është zgjidhja e vetme mundësia më e mirë dhe ky është edhe vullneti qytetarë i Kosovës dhe në të njëjtën kohë është edhe këshilla e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në çdo rrethanë duhet të ulemi, duhet të bisedojmë e kemi agjendën e qartë të interesave të shtetit të Kosovës dhe mendoj që ky dialog tejkalon çdo interes partiak. Prandaj besoj që sot do të kemi edhe përgjigje pozitive të opozitës sepse është edhe në interesin e tyre”, tha Thaçi.

Zëvendëskryeministri shtoi se nuk do të ketë zgjedhje të reja deri në vitin 2018./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.