Eko Higjiena

Mustafa: E rëndësishme që më shpejt të liberalizohen vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, të kryesuar nga senatori Vannino Chiti. Kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Mustafa i informoi senatorët italianë për progresin në Kosovë, fokusimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, si dhe reformat në shumë sektorë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e Qeverisë Kosovës për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen që shteti italian po jep për Kosovën në proceset integruese dhe aspekte tjera zhvillimore.

Mobi Casa

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Italinë, në shumë fusha.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, Vannino Chiti, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e senatit dhe shtetit italian për Kosovën.

Gjithashtu, senatori Chiti shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe për mundësitë e investimeve italiane në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.