ARKATANA

Mustafa e pranon se janë vonuar në emërimin e bordit të AKP-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se janë vonuar në emërimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.Mustafa i është përgjigjur një pyetje të deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, ku ky i fundit i ka bërë pyetje kryeministrit duke thënë se bordi i AKP-së është duke e keqpërdorur llogarinë e Trepçës.

“Duhet të theksoj se AKP është agjencion i pavarur që i përgjigjet kuvendit dhe si i tillë duhet të raportojë në kuvend për çështjet. Jo që unë dëshiroj të devijoj nga vullneti që të jap përgjigje. Sa i përket Qeverisë, unë e pranoj se ne si qeveri jemi vonuar me propozimin e bordit të agjencionit dhe pastaj edhe ai bord edhe bordi ekzistues duhet t’i referohet kuvendit nëse janë bërë veprime kundërligjore. Ne nuk e kemi lënë anash detyrimin për Trepçën, kemi zhvilluar konsultime edhe me organizata të huaja që ta kemi strategjinë dhe të marrim provoja më të mira”, ka thënë kryeministri, raporton Indeksonline.

Uji Dea

Ndërsa Haxhiu ka thënë se mjetet e Trepçës janë duke u zhvatur nga vordi i AKP-së.

Ai ka shprehur shqetësimin se në miniera në jug është kolaps./Indeksonline/