Eko Higjiena

Mustafa e Limaj i vazhdojnë konsultimet për koalicionin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me kryetarin e Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për proceset aktuale.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se marrëveshja në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është mirëpritur nga Kryesia e LDK-së.

FIDANISHTJA

“Sot kishim një takim të radhës së Kryesisë së LDK-së, në të cilin trajtuam ecuritë pas arritjes së Marrëveshjes ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. Kryesia mbështeti plotësisht veprimet , të cilat po ndërmerren për ta jetësuar marrëveshjen dhe për t’i siguruar vendit një qeverisje të mirë nga këto subjekte në të ardhmen. Do ta thellojmë partneritetin me miqtë tanë për të quar përpara proceset e integrimeve në BE dhe për të ndërtuar marrëdhënie të miqësisë së mirë si dhe do të zhvillojmë projekte ekonomike, të cilat do të sigurojnë stabilitet të vendit dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Sot u takova edhe me z. Fatmir Limaj dhe biseduam për proceset aktuale”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.