GRANDEMALL

Mustafa: E kemi provuar njëherë shtetin totalitar, nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në përmbyllje të fushatës zgjedhore lavdëroi kandidatin për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hotin se është personalitet i shquar, i ditur, i matur dhe i sprovuar në detyrat më të rëndësishme shtetërore, shkruan Gazeta Express.

“Si kryetar i LDK-së jam i bindur se juve, qytetarëve të respektuar, ua kemi ofruar një kandidat të ditur, të pjekur dhe të sprovuar për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. Ua kemi propozuar listën me kandidatë për deputetë, që meritojnë respektin, përkrahjen dhe votën tuaj”, tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për rivalitetin politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai tha se LDK’ja i respekton rivalët politikë, respekton të drejtën demokratike të çdo njeriu dhe të çdo subjekti politik për të garuar dhe dëshirën e tyre për të qeverisur.

“Nuk miratojmë dukuritë dhe tendencat për kapjen e shtetit; etjen për krejt pushtetin; për totalitarizëm dhe autokraci. Të gjithë ne, përveç atyre që kanë lindur pas lufte, e kemi provuar dhe kemi sprovuar karakterin e shtetit totalitar, të njëmendësisë politike. Nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë në asnjë formë dhe në asnjë variant”, tha Mustafa.

Më tutje i pari i LDK’së tha se partia që e udhëheq ai nuk e pranon ndryshimin si propagandë.

“Ne përkrahim ndryshimin, por jo çdo lloj ndryshimi. Jo ndryshimin si propagandë. Ndryshimi për LDK-në është ai që e forcon shtetin e Kosovës, e bënë më funksional, që na siguron njohje të reja dhe përmbyllje të plotë të shtetësisë, me njohje nga 5 vende të BE-së, anëtarësim në OKB dhe në NATO. Këto ndryshime më së miri i bënë LDK, si parti shtetformuese”, shtoi Mustafa. /Gazeta Express/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.