Mustafa: E kemi ndryshuar Gjilanin pozitivisht

Gjilan – Këtu në këtë lagje është rregulluar asfaltimi i disa rrugëve, është rregulluar trotuari, një shkollë milionëshe, nënstacioni energjetik që kap vlerën mbi 8 milion euro, si dhe shumë projekte të tjera më të vogla. Gjatë të ardhmes do të realizohen edhe shumë projekte të tjera, normalisht të nevojshme. Unë po shohë në sytë e qytetarëve fitoren e PDK-së dhe të kandidatit të saj për kryetar, dhe ai ka lutur qytetarët që të punojmë edhe më dendur që fitorja e PDK-së të jetë në mbrëmjen e tre nëntorit ka thënë Qemajl Mustafa.
Në tubimin elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në nëndegën III dhe IV, është mbështetur fuqishëm kandidati për kryetar zotin Mustafa, për asgjë tjetër, por sipas tyre për realizimin e projekteve shumë madhore, punë shumë të mira, ballëhapur gjithnjë para nesh dhe s’ka si të mos e votojmë këtë subjekt politik, kur gjithnjë ishte në shërbimin tonë për këto gjashtë vite.
Shefi i Shtabit zgjedhor, Izmi Zeka, ka thënë se Kryetari Mustafa që njëherit do të jetë edhe në këtë mandat të ardhshëm katërvjeçar. “Janë bërë punë shumë të mëdha, por këto që kanë mbetur, do të realizohen me shumë lehtësi siç thotë populli “i kryejmë ato pa asnjë therë në këmbë”. Kërkoj që kështu masovisht ta mbështesim Mustafën dhe PDK, më tre nëntor, në mënyrë që ta kemi përditë e më mirë gjatë ecjes përpara në mandatin katër vjeçar. Në Komunën e Gjilanit është krijuar klimë jashtëzakonisht e mirë politike, qeverisëse, klimë e mirë për biznes etj, besimin tuaj e kemi shndërruar në interes të lartë të të gjithë neve dhe për këtë ne jemi të ranguar në pozitat e para në raport me Komunat tjera të Kosovës.
Kurse kryetari Mustafa ka falënderuar për prezencën e elektoratit në këtë tubim madhështor të dy nëndegëve, për t’i dhënë mbështetje PDK-së dhe kandidatit për kryetar. “Ne ishim udhëheqës tuaj dhe ne jemi menaxherë të “fukarallakut”, sepse buxheti i Komunës dhe i Kosovës është shumë i vogël në krahasim me nevojat e shumta që ka për zhvillim. Ne kemi ndryshuar Gjilanin pakrahasueshëm, me atë që ishte deri në vitin 2008. Gjatë ditës së nesërme do të publikohet një broshurë e investimeve të përgjithshme prej vitit 2008 – 2013 ku totali i investimeve kap shumën mbi 92 milion euro. Do të lodheni së lexuari emërtimet e shumta të projekteve të realizuara në hapësirën e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se ne kemi një numër të madh të investimeve nga ana e donatorëve, e të cilët investojnë vetëm në ato Komuna ku ka klimë të mirë për investime. “Këtu në këtë lagje është rregulluar asfaltimi i disa rrugëve, është rregulluar trotuari, një shkollë milionëshe, nënstacioni energjetik që kap vlerën mbi 8 milion euro, si dhe shumë projekte të tjera më të vogla. Gjatë të ardhmes do të realizohen edhe shumë projekte të tjera, normalisht të nevojshme. Unë po shohë në sytë e qytetarëve fitoren e PDK-së dhe të kandidatit të saj për kryetar, dhe ai ka lutur qytetarët që të punojmë edhe më dendur që fitorja e PDK-së të jetë në mbrëmjen e tre nëntorit. Besimin tuaj ju garantojmë se do ta dëshmojmë me angazhim për të mirën e të gjitha familjeve të Komunës sonë, të qytetarëve të Gjilanit dhe për të mirën e realizimit të projekteve të shumta. Fitorja jonë, është fitore edhe e subjekteve të tjera politike, sepse ne jemi udhëheqës të të gjithëve”.
Ibush Zhegoci, qytetarë, ka thënë se është dëshmitarë se që nga viti 2008 shihen rezultate konkrete në shumë investime si në arsim, shëndetësi, ambient, bujqësi etj. Kryetari Mustafa është i mishëruar me secilin projekt që realizohet në Komunën e Gjilanit.
Edhe kandidatët për këshilltarë nga kjo lagje kanë dhënë mbështetje të fuqishme për kryetarin Mustafa duke i theksuar edhe disa projekte të cilat janë të domosdoshme për tu realizuar e që kanë marrë mbështetjen e kryetarit Mustafa thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të PDK-së Dega në Gjilan./rajonipress/