Fundamenti

Mustafa: E ardhmja e Kosovës është në gjirin e familjes së madhe evropiane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët me përfaqësueses e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos tha se populli i Kosovës është i përkushtuar për vlerat evropiane, ndërkaq vendimi i djeshëm i KE-së është një arritur e madhe dhe e nxjerr Kosovën nga izolimi.

Ai i shprehu mirënjohje përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerit Avramopoulos, ndërsa tha se kanë biseduar për shumë çështje të interesit të përbashkët, për procent tjera integruese. për luftimin e korrupsionit, ekstremizmit dhe dialogut me Serbinë.

“Demokracia dhe siguria janë vlera që duhet t’i kultivojmë bashkërisht. Populli i Kosovës është i përkushtuar për vlerat evropiane”, tha ai, duke shtuar se vendimi i djeshëm i Komisionit Evropian është një arritur e madhe, e bazuar në përmbushjen e kritereve nga Kosova.

“Ky vendim historik e nxjerr Kosovën nga izolimi dhe krijon ambient më pozitiv për perspektivin e Kosovës”, tha kryeministri.

Hidromorava

Ai tha se liberalizimi i vizave kërkon edhe respektimin nga ana e qytetarëve të modaliteteve për lëvizjen e lirë.

“Do të bëjmë çmos që Kosova të jetë shembull i zbatimit të të gjitha kushteve për lëvizje të lirë”, u shpreh kryeministri.

Kreu i ekzekutivit të vendit po ashtu tha se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu është një vlerë e çmuar.

Ai në konferencën për media të mbajtur së bashku me përfaqësuesen Mogherini dhe komisonerit Avramopoulos kërkoi që Serbia të heq dorë nga pengesat që po ia bën Kosovës për anëtarësim në organizatat e ndryshme, e që është në kundërshtim me frymën e dialogut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.