Mustafa dorëzon çelësat e banesave për katër familje

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka ndarë solemnisht çelësat e banesave për katër për familje që do të vendosen në objektin e ndërtuar përmes Partneritetit Publiko – Privat, te ish Kombinati i Duhanit. Përgatitja e objektit për banim të këtyre familjeve dhe objektit në tërësi është bërë dy muaj para kohës së që ishte precizuar me marrëveshje me familjarët që kanë jetuar në këtë pjesë.
Me këtë rast kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka thënë se institucionet janë në funksion të asaj që familjeve t’ua lehtësoj jetën dhe tu rrit vlerën e pronës së tyre. “Ne si Komunë atëherë patëm garantuar se puna do të kryhet brenda dy viteve, porse jemi 2 muaj para kohës së premtimit të nënshkruar në këtë marrëveshje mes familjeve, Komunës dhe Investitorit. Leverdia është se Komuna e Gjilanit duke i vendosur familjet me një banim kolektiv kursen tokën bujqësore, juve si familje nga shtëpitë e vjetra në të cilat keni jetuar tash jeni në një objekt të ri që është me standarde evropiane”.
Mustafa tha se ky si proces do të vazhdoj edhe në të ardhmen me pjesë të tjera të qytetit sepse ka hapësirë dhe mundësi që të bëhen punë të mira të kësaj natyre siç e kemi rastin te dy ndërtime të PPP-së. “Si kryetar i Komunës jam i kënaqur që premtimin e kam mbajtur dhe puna është kryer sipas marrëveshjes, sikurse që edhe vendosja juaj po bëhet dy muaj para kohës së premtuar”.
Ai poashtu ka falënderuar edhe investitorin kompaninë “Diamond”, për korrektësinë në të gjitha aspektet.
Ndërsa familjari Adnan Shabiu, tha se ai është shumë i kënaqur me të gjitha punët e bëra në këtë objekt. Kurse Ekrem Kastrati tha se ndërtimi është bërë me standarde evropiane, është objekt modern dhe siç tha ai është mirë që edhe në të ardhmen të bëhen më shumë ndërtime të kësaj natyre në mënyrë që të vendosen më shumë familje në një objekt dhe të ruhet toka pjellore. “Vetëm kështu do t’i tregojmë botës se ne jemi të qytetëruar dhe mund të jetojmë njëjtë sikurse evropianët dhe të tjerat që kanë ecur përpara me zhvillim”.
Ndryshe çelësat e banesave iu kanë dorëzuar nga kryetari Mustafa, Adnan Shabiu, Ekrem Kastrati, Xhelal Emini dhe Fadil Kadriut./rajonipress/