Fundamenti

Mustafa: Do t’i mundja bashkë Thaçin, Kurtin e Haradinajn

/ 1 minutë lexim

Isa Mustafa po ndihet i pakonkurrencë në Prishtinë. Kryetari i komunës tha se me lehtësi do t’i fitonte Hashim Thaçin, Albin Kurti dhe Ramush Haradinajn poqëse do të përballeshin në garë për kryeqytetitin.

“Do të ishte shumë mirë ta kem Hashim Thaqin kundërkandidat në Prishtinë, ose Ramush Haradinajn e Albin Kurtin. Do të ishte një fushatë e drejtpërdrejtë, të cilën bindshëm do ta fitoja”, theksoi Mustafa gjatë intervistës ekskluzive në emisionin Ju Flet Prishtina me Iliri Pirevën.

Fundamenti

Mustafa që po synon mandatin e tretë në krye të Prishtinës, është i bindur për fitore për shkak të siç thotë ai, punës së madhe që ka bërë në kryeqytet.