FITORJA

Mustafa: Do t`i dalim zot pronës komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa duke komentuar vendimet e gjykatave thotë se ato janë tepër ngarkuese për komunën sepse kemi të bëjmë me vendime me implikim financiar të cilat financa nuk janë paraparë që të dalin në këtë mënyrë nga buxheti i komunës.

Vendimet e Gjykatave të Gjilanit të cilat kanë të bëjnë me shpronësimet dhe lokalet afariste me qera që janë përdorur në kohën e Xhemajl Hysenit dhe të Enver Mujit , po shihen me mjaft dyshime nga kreu komunal Qemajl Mustafa.

Vetëm muajin e fundit arka e komunës së Gjilanit është zbrazur dhunshëm nga vendimet e ekzekutueshme që ka sjellur Gjykata Themelore e Gjilanit , për rreth 373 mijë euro.

Duke komentuar këto vendime të gjykatave Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ato janë tepër ngarkuese për komunën sepse kemi të bëjmë me vendime me implikim financiar të cilat financa nuk janë paraparë që të dalin në këtë mënyrë nga buxheti i komunës.

ARKATANA

Mustafa tha se këto vendime janë aq më rënduese kur merret parasysh që komuna është me buxhet shumë të vogël ndërsa nevojat janë shumë të mëdha.”Vendimi mund të jetë i drejtë në kuptimin procedural , por bazohet në një kontratë tepër dëmtuese për komunën sepse kati i tretë i ndërtesës 13 katëshe i është dhënë me qera komunës për çmim shumë të lartë prej 10 euro për metër katror” sqaroj Mustafa.

Sipas Mustafës është e palogjikshme dhe nuk mund të merret me mend dhe të arsyetohet ky çmim sepse me të njëjtin çmim e kemi të dhënë zemrën e qytetit, qendrën e argjendarëve.”Shihet qartë se në këtë kontratë fshihen interesat private të dikujt sepse përflitet që vet kryeshefi i ekzekutivit është i përfshirë në privatizimin e këtij kati të ndërtesës (hapësira e ish ndërmarrjes Anamorava)” tha Mustafa.

“Do ta shqyrtojmë këtë rast detajisht deri në fund dhe do t`i dalim zot pronës së komunës sikur që kemi bërë edhe në shumë raste tjera. Në të kaluarën para vitit 2008 prona publike ka qenë pa zot shtëpie dhe është keqpërdorur pamëshirshëm “tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.