Fundamenti

Mustafa: Do të takohemi intensivisht që të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka folur pas takimit që kanë pasur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa ka thënë se ka qenë një takim i frytshëm, konkret e konstruktiv, megjithatë në këtë takim të sotëm nuk është arritur asgjë konkrete.

Ish-kryeministri Mustafa ka thënës se do të ketë takime intensive për arritjen e një koalicioni duke filluar nga nesër.

“Ne konstatuam bashkarisht që ajo që është punuar nga grupet punuese për harmonizim të programit qeverisës është përfunduar, nesër do të definohet përfundimisht”, ka thënë Mustafa.

ARKATANA

Ndërkohë ka treguar se ka vullnet nga dy partitë që të mbahen kontakte intensive për të përcaktuar përgjegjësitë që dy partitë do të marrin në qeverinë e re.

“Ne shohim vullnet nga dy palët që të vazhdojmë intensivisht të mbajmë kontakte të rregullta, të përcaktojmë përgjegjësitë tona për qeverisjen e ardhshme, për një qeverisje të suksesshme”, ka potencuar Mustafa.

Në këtë konferencë për media ndërkohë nuk janë lejuar pyetje nga gazetarët./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.