Fundamenti

Mustafa: Do të ndalim ikjen e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne.Kryetari i partisë, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa tha se LDK që nga themelimi para një çerek shekulli e kishte qëllimin properëndimor.

“Sot LDK 25 vjetorin e themelimi të saj po e shënon për herë të parë pas lufte në krye të qeverisjes së vendit, po e shënon si anëtare e familjes së madhe të partive popullore evropiane, me grupin e saj parlamentar prej 32 deputetëve në Parlamentin e Republikës së Kosovës me lidership në 9 komuna të Kosovës, e shtrirë në tërë territorin Republikës së Kosovës dhe në diasporë, me Forumin e Gruas, me Forumin e Rinisë, me Këshillin e Ekspertëve dhe me Fondacionin Ibrahim Rugova”, tha ai.

Si udhëheqëse tashmë i Qeverisë, theksoi Mustafa, LDK do t’u krijojë kushte qytetarëve të Kosovës që të mos e lëshojnë vendin.

Mobi Casa

Ai i ka porositur të rinjtë që të mos marrin pjesë në konflikte e luftëra në shtete tjera.

Mustafa paraqiti një biografi të shkurtër të rrugëtimit të LDK-së që nga themelimi i saj nga Ibrahim Rugova e deri më tani, duke thënë se gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur orientim properëndimor dhe miqësi me SHBA-të, të cilën do ta forcojë edhe më shumë.

Ai shtoi se partia do të punojë me gjithë kapacitetin e saj për anëtarësim në BE, NATO dhe në OKB. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.