GRANDEMALL

Mustafa: Do të bashkëpunojmë me opozitën dhe pozitën që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti ka thënë se LDK-ja do të mbështesë ligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ju shpreh gatishmërinë e LDK-së dhe ju siguroj se LDK do ta përkrah ligjin për Ushtrinë e Kosovës në momentin që vjen për votim në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Ai ka ripërsëritur kërkesën e LDK-së për zgjedhje, duke thënë se vendi është duke u keqqeverisur nga Qeveria Haradinaj.

“Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare por edhe me partitë në pozitë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Ju sigroj nuk është kërkesë e jonë për të shkuar të zgjedhje të reja, si kërkesë se ne me cdo kusht duam ta rrëzojmë qeverinë aktuale LDK të vije në krye të pushtetit, por jemi të vetëdijshëm që ky vend po qeveriset keq, nuk kemi ponteciale për të zhvilluar dialog me Serbinë sepse kemi të bëjë me qeveri të pakicës”, ka thënë Mustafa, shkruan Telegrafi.

Hidromorava

Mustafa ka thënë se pozita duhet të jetë më e interesuar se opozita që të shkojmë në zgjedhje sepse sipas tij pozita po bënë gabime të mëdha dhe opozita ka ardhur në një situatë që nuk po ka kujt t’i bëjë opozitë pasi që pozita nuk po funksionon.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se vendi ka nevojë që të qeveriset më mirë.

Mustafa ka shtuar se LDK është kundër korrigjimit të kufijve, dhe se Serbia duhet të na pranojë fillimisht si shtet me këta kufij që i kemi e pastaj mund të shikojmë mundësinë e korrigjimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.