Mustafa: Do ta padisë kryetarin shpifës e “matrapaz”

Gjilan – Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ka vendosur përfundimisht që të përdor të gjitha mjetet juridike për ta “lëshuar në tokë të bukës” kryetarin shpifës dhe matrapazin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Mustafa tha se në pak ditët që vijnë do t’i ngre padi Lutfi Hazirit për: Shpifje rreth obligimeve të komunës sepse ai edhe më tej (hiq më larg se me datën 1 prill – në ditën e rrenave dhe të rrenacakeve e thotë në një medium qendror se komuna e Gjilanit ka obligime 9.6 milion euro edhe përkundër raportit zyrtar vjetor financiar që është debatuar gjatë në kuvend të komunës në të cilin figuron obligimi prej 4.1 milion euro dhe me mjetet e bartura e të pa shpenzuara nga viti 2013 e që janë 377 mijë euro del se obligimi është 3.7 milion euro.)
Mustafa tha se do të ngre padi gjithashtu edhe për diskreditim të pabazuar rreth këtyre obligimeve dhe rreth shpenzimit siç thotë ai për dreka e darka me mbi 1000 euro në ditë e që është rren e kulluar e tij dhe e suitës së tij primitive, raporton rajonipress.
Gjithashtu do të ngre padi edhe për manipulim dhe mashtrim me publikun e komunës të cilit i ka premtuar gjithçka e nuk do t’i jep asgjë sepse mundësitë dhe vullneti i këtij kryetari nuk japin më shumë tha Mustafa./rajonipress/