Hidromorava

Mustafa: Do ta monitorojmë qeverisjen e keqe të LDK-së e të kryetarit të saj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Roli i komisioneve do të jetë krucial në monitorimin e qeverisjes së keqe të LDK e të kryetarit të saj sikur edhe në bërjen e projektit zgjedhor e qeverisës të degës tonë. Dalja para publikut me kritikë të argumentuar për devijimet e shumta në komunë, gjithnjë me gjuhën e duhur profesionale e politike është detyrë e tyre poashtu ka thënë Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Hidromorava

Takim me të propozuarit për koordinimin e procesit rreth themelimit të komisioneve profesionale në degë. E nisëm me komisionet më të domosdoshme të degës si Arsimi, Shëndetësia, Urbanizmi, Shërbimet publike, Zhvillimi ekonomik dhe investimet, Buxheti e financat, Kultura rinia e sporti, Administrata, Relacionet me publikun…

U morëm vesh që komisionet në përbërje bazike të takohen javën tjetër dhe të evidentojnë profesionistët e degës së PDK kudo në strukturën tonë dhe jashtë saj.
Roli i komisioneve do të jetë krucial në monitorimin e qeverisjes së keqe të LDK e të kryetarit të saj sikur edhe në bërjen e projektit zgjedhor e qeverisës të degēs tonë. Dalja para publikut me kritikë të argumentuar për devijimet e shumta në komunë, gjithnjë me gjuhën e duhur profesionale e politike është detyrë e tyre poashtu ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/