Eko Higjiena

Mustafa: Dita më e rëndësishme e Kosovës pas pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se nënshkrimi i MSA, është lajm i rëndësishëm për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje e ka konfirmuar vullnetin qytetarëve të Kosovës drejt perspektives eurointegruese dhe se ky hap sipas Mustafës është një kapitull i ri.

Mustafa ndër të tjera ka thënë se kjo rrugë një forcim i demokracisë në Kosovë drejt një shteti të së drejtës.

“Dita e sotme është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sot, vendi im në mënyrë zyrtare ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian.

RCCOLA

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje konfirmuam vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt perspektivës eurointegruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.

Kjo marrëveshje vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hapë mundësi Kosovës drejt reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. Është rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqës dhe stabilitetit në rajon dhe e zgjidhjeve politike.

Procesi i evropianizimit kuptimplotë të Kosovës, që po fillon sot, do të përcillent me një përkushtim të plotë shtetëror dhe institucional të Kosovës dhe me partneritet të plotë me Bashkimin Evropian” ka deklaruar Mustafa.