Mobi Casa

Mustafa: Diaspora faktorë jetik në zhvillimin e gjithanshëm të Anamoravës e Kosovës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidati i PDK-së për deputet Qemajl Mustafa në vizitën e tij nëpër bizneset të cilat kanë investuar nga diaspora në Gjilan, tha se Kosova konsiderohet si një nga vendet me diasporën më të madhe me një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar për zhvillimin e Kosovës. Diaspora ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm për të mbajtur gjallë jetën politike, sociale e kulturore në Kosovë.

Qemajl Mustafa ka thënë se viteve të fundit ka ndryshuar edhe roli i diasporës, sepse tani ajo ka vazhduar të mbajë fuqishëm dhe ka dhënë kontributin e saj në zhvillimin ekonomik përmes dërgesave financiare dhe investimeve në forma të ndryshme, diaspora ka qenë dhe mbetet një burim i rëndësishëm financiar për Kosovën, raporton rajonipress.

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt lidhjeve më të fuqishme me diasporën, në kuptimin e kornizës legjislative dhe institucionale. Formimi i Ministrisë së Diasporës ka bërë hartimin e politikave dhe reformave për të stimuluar përfshirjen e diasporës në vendlindje. Në komunën e Gjilanit, tani operojnë dhjetëra biznese të fuqishme të cilat janë krijuar me kapitalin dhe investimet nga diaspora. Këto investime të bëra në Gjilan viteve të fundit, kalojnë shifrat e mbi 10 milion euro, disa nga shumë biznese të cilat kanë investuar janë ato si; Valiranch, Aritrade, Alteco, Kosovaplast, Diamond, Dea, Fluidi dhe shumë të tjera, këto investime kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës” ka shtuar Mustafa.

Ndërsa në vizitën e realizuar në kompaninë për prodhimin e roletave për dyer e dritare si dhe për konstruksione të ndryshme, e të cilat janë me kualitet të cilës së lartë zvicërran, kompania “DONEX” është hapur me kapital nga diaspora, ku fillimisht ka angazhuar pesë punëtorë dhe suksesshëm po e krijon hapësirën e vet në tregun e Kosovës, por edhe jashtë saj.

Mobi Casa

Gjithashtu kjo kompani këtë veprimtari e kryen me sukses edhe në Zvicër.

Vizioni i PDK-së për të ardhmen do të zbatohet përmes krijimit të lehtësirave të ndryshme për investime, themelimin e fondit për zhvillim dhe punësim, zhvillimin e sektorit të bujqësisë, mineraleve, industrisë, arsimit, kulturës, sportit dhe shumë fushave tjera.

“Kosova dhe Anamorava, ka nevojë shumë për përvojën e diasporës në ekonomitë e zhvilluara të tregut, për ekspertizën në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për kapacitetet e tyre të sipërmarrjes, për etikën e lartë profesionale që kanë adoptuar, për edukatën në respektimin e institucioneve dhe për ndjesinë e tyre të solidaritetit dhe ndershmërisë.Përmes Fondit për Zhvillim dhe Punësim, ne do të ofrojmë mundësi që investimet e diasporës të kenë mundësi të zhvillohen më shpejtë për të krijuar sa më shumë vende të punës sidomos për rininë tonë” ka thënë Mustafa.

Në këtë mënyrë sipas Mustafës jepet shembulli më i mirë për ambientin miqësor për investitorët e huaj të cilët i presim me shumë investime në Kosovë në vitet që vijnë.
“Deri më tani kemi dëshmuar se ne dijmë, duam dhe guxojmë që planifikimin ta bëjmë realitet, derisa të tjerët premtojnë, flasin e prezantojnë me retorikë, por që nuk kanë dhënë deri më tani asnjë dëshmi se mund t’i sjellin gjërat në realitet”ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.