Fundamenti

Mustafa dhe Thaçi: Nuk do të dorëzohemi përballë dhunës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

“Qeveria Dënon dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve dhe Policisë. Qeveria konsideron që eshtë shumë e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndarje etnike, tha Kryeministri Isa Mustafa. “Qeveria Dënon dhunën e ushtruar gjatë tërë ditës ndaj institucioneve dhe Policisë.

Qeveria konsideron që është shumë e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndarje etnike, tha Kryeministri Isa Mustafa.

“Qeveria e Kosovës është përballur me ultimatume të paligjshme dhe është sulmuar me mjete të forta, gurë e koktej mlotovi. Hapësirat publike dhe pronat private janë sulmuar në Prishtinë. Protesta e sotme e jashtëzakonisht e motivuar politikisht i ka bërë dëm shtetit tonë. Qeveria i bën thirrje organizatorëve që të ndërkrehet kjo protestë e dhunshme”, tha Mustafa.

Qeveria e respekton të drejtën për protestë, por vlerëson që protesta nuk duhet të përdoret për pushtet, se pushtit fitohet vetëm përmes votës. Qeveria kërkon nga organet e sigurisë që të sigurojnë pronat në përputhej me kushtetutën, tha ai.

Hashim Thaçi tha se: “Mbështes plotësisht qëndrimin që e prezantoi kryeministri Mustafa. Protesta është mjet demokratik, por protesta e së shtunës dhe sotmja nuk kanë pasur objektiva qytetare, por objektiva politike.

Ato nuk kanë qenë të organizuara nga vullneti qytetar, por nga tri parti politike.

UBT

Protestat lejohen dhe janë lejuar, por dhuna është e palejueshme dhe nuk do të dorëzohemi para dhunës.

I falënderojmë qytetarët që nuk janë përgjigjur ftesave për protesta të dhunshme.

I falënderojmë qytetarët për mbrojtjen e jetës dhe pronave të qytetarëve”.

Hashim Thaçi: Ky është tentim për marrjen e pushtetit me dhunë

Në konferencën për media Thaçi ka thënë se partitë opozitare po tentojnë ta marrin me dhunë pushtetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.